Lajme

Foto nga shtëpija e Hasan Prishtines në selanik

Hasan Prishtina politikan,diplomat e intelektual me tërë qenien.

Sot me daten 13 Gusht mbushen 84 vite nga vdekja/ekzekutimi i politologut dhe mendimtarit të shquar Hasan Prishtina. Të ju rikujtojmë që Hasan Prishtina është vrarë në pabesi nga një atentatorë që mendohet të jetë Ibrahin Çelo, i cili ishte shtyrë nga pushteti I Ahmet Zogut për ta kryer këtë vepër makabre. Ahmet Zogu kishte ofruar 2000 franga ari për vrasjen e tij dhe në vazhdimësi kërkontë eliminimin e tij politik.
Hasan Prishtina është vrarë me daten 13 Gusht 1933 në rrugët Çimsqi dhe Vogaxhiku në Selanik dhe vrasja e tij përshkruhet në detale në gazeten “Maqedonia e Re” të datës 14 gusht 1933. Vrasja është kryer me një armë zjarri në udhëkryqin Çimsqi dhe Vogaxhiku në njëren prej rrugëve të njohura në Selanik e që është shumë afër sheshit Aristotel. Ja si përshkruhet kjo vrasje në artikullin e

shkruar në gazeten “Maqedonia e Re” të datës 14 gusht 1933 “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.”

Hasan Prishtina ka qenë njëri ndër figuart kryesore politike e revulucionare të shekullit të kaluar për historinë shqipëtare. Hasan Prishtina gjithashtu ka qenë diplomat dhe ka lobuar me tërë qenien e tij intelektuale nëpër qendrat e vendosje VIenë,Paris, Stamboll e gjetiu. Ky personalitet ka qenë i angazhuar gjithashtu edhe në organizimin e grupeve për mbrojtjen e Kosoves. Ai lobonte për të drejtën e shqipëtarëve të mbetur jashtë territorit të Shqipërisë londineze për të jetuar të bashkuar. Këtë e bëri kudo në konferencen e Paqës së Versajes duke shpërndarë materiale informuese si aktivistë, në paralmentin shqipëtarë e duke ju shkruar në vazhdimësi letra diplomatavë dhe burrështetasve të ndryshëm të botës. Hasan Prishtina ka qenë aktivist për mbrojtjen e cështjes kombëtare dhe këtë e bërë deri në vdekje.

Në 84 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtines vendosa të vizitoj shtëpinë e tij në Selanik dhe me kete rast vendosa të realizoj një koleksion fotosh të shtëpisë së Hasan Prishtines. Në këtë koleksion fotosh mund të shifni pamje nga oborri i shtëpisë së Hasan Prishtines si dhe detale të punuara me kujdes në muret e shtëpisë. Hyrja brenda shtëpisë ishte e ndaluar dhe në këtë rast fotot janë të realizuara nga distanca pra jasht mureve të shtëpisë nga kande të ndryshme të rruges Leoforos Vasilissis Olgas në Selanik. Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik sot shërben si Instituci

on për përsonat shurdhë-memcë të këtij qyteti.

Vlenë të theksohet se shtepia është funksionale mirëpo jo edhe e mirëmbajtur ngase pjesa e jashtme e saj ka filluar edhe të shk

1.JPG

atërrohet. Në përgjithësi do të thoja që shtëpija është në gjendje te mirë por që nevojitetit një ndërhyrje për të ruajtuar origjinalitetin e saj

Hasan Prishtina është simboli i intelektualit të vertetë dhe shembull për gjenerata e ardhshme.

Për fat të keq sot asnjë medium nuk shkruan për vepren dhe aktivitetin e tij. Kjo ditë do të duhej të ishte ditë kujtimi për të e njëkohësisht mësim për brezat dhe gjeneratat e reja.

Te fala nga Frankfurti

 

Foto te tjera i gjeni ketu13.JPGDSC_65166.JPG

Related Articles

Back to top button