LajmeMagazina

Aksident i rëndë në Kumanovë , 3 të rinjë humbin jetën (Video)

Pasditën e sotshme rreth orës 17.00 në autostradën afër fakultetit të administratës dhe biznesit të USHT në Kumanovë , ka ndodhur një aksident i rëndë me pasoja fatale, me çrast tre të rinjë të moshës 19 – 20 vjeç kanë humbur jetën. Dy prej tyre kanë vdekur në vendngjarje kurse tjetri ka ndërruar jetë nga plagët e marra në spitalin e Kumanovës. Ndërkaq i katërti i mbijetuar me plagë të rënda është dërguar në spitalin shtetëror në Shkup. Valon maksuti, egzon shabani , isuf hasani. 
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur makina e tipit BMW e cila ishte duke lëvizur nga rruga përskaj fakultetit në drejtim të qendrës së qytetit, në momentin kur ka kaluar mbi urë për shhkaqe ende të panjohura ka devijuar kahjen e drejtimit duke rënë nga ura në autostradën Kumanovë – Shkup. Në momentin e rënies në autostrada ka qenë duke lëvizur një auto-cisternë e cila duke dashur ti shmanget përplasjes me makinën tashmë të aksidentuar gjatë frenimit disa herë është rrokullisur duke dalur në anën tjetër të autostradës. 
Në vendin e ngjarjes kanë dalur autoambulancat , policia dhe zjarrëfikësit . Mësohet dy nga të rinjët ishin nga Kumanova kurse dy të tjerët nga Komuna e Likovës nga fshatrat Vaksincë dhe Hotël. Gjithashtu arritëm ti mësojmë edhe emrat e të rinjëve të cilët humbën jetën tragjikisht në këtë aksident , Valon Maksuti, Egzon Shabani , Isuf Hasani..

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button