Seminar “Fëmija i zakonshëm dhe fëmija ndryshe” në Preshevë, regjistrohu
Seminar intensiv njëditor
“Fëmija i zakonshëm dhe fëmija ndryshe”
Do mbahet më date 24 shkurt 2018. Duke filluar nga ora 11:00 deri 16:00.
Temat që do trajtohen janë:
– Zhvillimi tipik
– Zhvillimi atipik
– Autizmi dhe crregullimet përcjellëse
– Vështirësitë në mësim (Disleksia, disgrafia)
– Identifikimi dhe rëndësia e intervenimit të hershëm
Seminari do mbahet në Universitetin internacional të NoviPazarit në Preshevë.
Ligjeron: MSc. Gentiana Memeti Ademi, Psikologe klinike
Numri për pjesëmarrje është i limituar. Regjistrimi është i obliguar.
Pjesëmarrësit do pajisen me teste dhe certifikata.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë: psikologë, pedagogë (mësuesë), edukatorë, sociologë, punonjës social, mjekë, studentë të drejtimeve të lartpërmendura dhe prindër.
Është me pagesë, vec 15euro, cmim në të cilin përfshihen testet dhe certifikata.
Seminari mbështetet nga Komuna e Preshevës.
Regjistrimi dhe konfirmimi:
E: fidan.nuh@yahoo.com