LajmeMagazina

Shpërndahet kuvendi komunal i Medvegjës, Arsiq kryetar i organit të përkohshëm

Qeveria e Serbisë të hënën ka shpërndarë Kuvendin Komunal (KK) të Medvegjës pasi brenda afatin ligjor nuk është mbajtur asnjë seancë. Për kryetar të organit të Përkohshëm ka emëruar doktor Nebojsha Arsiq.
“Deri te një vendim i tillë erdhi pasi kryetari i deritanishëm Dragisha Petroviq nuk ka arrit që në afatin ligjor të thërrasë seancën e Kuvendit Komunal”, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, transmeton Jugmedia.
Në një prononcim për këtë medium nga Leskoci, Nebojsha Arsiq ka thënë se detyra e tij është që sa më parë të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale brenda afatit ligjor.
“Në ndërkohë me ekipin tim do të përpiqem të qetësojë grindjet dhe të formojë një komunë me stabilitet ekonomik, e cila do të inkuadrohej në programin e zhvillimit të Republikës së Serbisë. Dua të krijojë një komunë të dëshirueshme për punë dhe jetesë të qytetarëve të të gjitha kombësive, komunë nga e cila nuk do të shpërnguleshin më njerëzit”, ka thënë Arsiq.
Kryetari i organit të përkohshëm Nebojsha Arsiq (47) është specialistë i mjekësisë interne dhe magjistër i kardiologjisë. Është anëtarë i Partisë Përparimtare Serbe në Medvegjë./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button