Lajme
Kryetari Arifi në darkë pune me ambasadorin e Gjermanisë Dittmann
Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të Komunës, Shqiprim Arifi është takuar në një darkë pune me ambasadorin e Gjermanisë z. Axel Dittmann. Kryetari Arifi ka deklaruar se biseda e tyre ishte konstruktive, ndërsa mbështetja e Gjermanisë në projektet e ardhshme me rëndësi jetike nuk do të mungojë.
Postimi i plotë në Fb i kryetarit Arifi:
Një darkë pune me mikun tim, ambasadorin e Gjermanisë, z. Axel Dittmann, bisedë konstruktive rreth shumë problemeve të cilët në vijim do të zgjidhen me ndihmën e ambasadës së Gjermanisë dhe miqëve të tjerë ndërkombëtarë!
Mbështetja e Gjermanisë nuk do ti mungojë Preshevës.