Lajme

Ramush Haradinaj uron Shqiprim Arifin për postin e kryetarit të Komunës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin, për rimarrjen e postit të Kryetarit të Preshevës.

Përmes letrës Haradinaj ka uruar Arifin urimet më të sinqerta për marrjen e mandatit të kryetarit.
Ai është shprehur se Arifi do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve të Preshevës për të ngrit mirëqenien e tyre.

Ju keni marrë një përgjegjësi të madhe për të punuar për të mirën e qytetarëve të Preshevës dhe kjo detyrë është sa fisnike dhe njëkohësisht e vështirë por në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik do të arrini të përmbushni obligimet tuaja.

Jemi të vetëdijshëm se mbetet ende shumë punë në avancimin e të drejtave të lirive të ligjshme të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, por Qeveria e Kosovës dhe unë si Kryemnistër, do të jemi përkrahë jush duke iu dhënë gjithë mbështetjen në suaza të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe rajonal.

Related Articles

Back to top button