Lajme

Aktorët e teatrit të Preshevës solidarizohen me regjisorin Bekim Lumi për ta ndihmuar në betejën kundër Kancerit (Video)

Aktorët e “Teatrit të Qytetit” të Preshevës, risjellin shfaqjen Maratonistët duke i’a dedikuar regjisorit Bekim Lumi…

Shfaqja “Maratonistët” përveç karakterit të saj garues ajo është edhe mishërim i vetë shpirtit luftues të regjisorit të njohur Bekim Lumi. Pikërisht dhe aktorët e “Teatrit të Qytetit” të Preshevës u përpoqën që nëpërmjet kësaj shfaqje të mbështesin betejën e profesorit të tyre që po zhvillon kundër sëmundjes së kancerit.

Komedia “Maratonistët” u prezentua në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” nga aktorët: Gjelbrim Emini, Valon Nuhiu dhe Artan Ibishi në regji të Kastriot Saqipi dhe në asistencë të Afeida Boriçi.

Është kënaqësi e madhe dhe nder i madh për të gjithë ne që të kontribuojmë në një mënyrë që të paktën t’ia lehtësojmë barrën dikujt, e ky nder është edhe më i madh kur bëhet fjalë për profesorin tonë, u shpreh Gjelbrim Emini aktor në “Teatrin e Qytetit” të Preshevës.

Organizimi i një aksioni për të ndihmuar regjisorin Bekim Lumi fillimisht kishte për qëllim që të mbetej i fshehtë por pasi që padashje u bë publike atëher vendosëm që të bënim diçka më konkrete për të grumbulluar një ndihmë sado simbolike, u shpreh Kastriot Saqipi regjisor i shfaqjes “Maratonistët”.

Drejtori i “Teatrit të Qytetit” të Preshevës”, Gani Veseli u shpreh që tashmë në bashkëpunim me aktorët e “Teatrit të Qytetit” e kishin vendosur që të sillnin para publikut preshevar reprizën e shfaqjes “Maratonsitët” dhe mënyra më mirë ishte që shfaqja të prezentohej për një motiv human.

Grumbullimi i ndihmave për mjekimin e regjisorit Bekim Lumi po bëhet edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe ky shembull i një organizimi të tillë shpresojmë që të ndiqet jo vetëm nga personat e botës së artit por edhe nga individë të thjeshtë.

Related Articles

Back to top button