LajmeMagazina

Gjermani: Arrestohet shqiptari trafikonte 46 refugjatë në një kombibus

Policia Federale e Gjermanisë ka ndaluar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit në autostradën A 3, dalja për Passau një makinë të dyshimtë të llojit kombi-bus. Në këtë makinë që siç u more vesh pas kontrollimit, e ngiste një shtetas shqiptar, ishin vendosur hiç më pak se 46 veta, të gjithë migrantë ilegalë nga vende të ndryshme.
Me përjashtim të dy burrave të ulur në dy ulëset e para, të gjithë të tjerët, 44 burra, gra e fëmijë, shumica nga Afganistani dhe Irani, ishin ngujuar në kabinën e mbyllur e pa dritare të automjetit, shkruan wochenblatt.de.
Për shkak të hapësirës shumë të ngushtë policia konsideron se udhëtaret ilegalë kishin qëndruar gjatë gjithë kohës këmbë, gjatë gjithë udhëtimit që ka zgjatur shumë orë, pa pauzë, transmeton albinfo.ch.
Shqiptari 33 vjeçar i dyshuar për trafikim është arrestuar dhe i është dorëzuar gjyqtarit hetues. Të trafikuarit, pas përpunimit të të dhënave janë dorëzuar në qendrën për pranim të azilkërkuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button