Lajme

Mbahet aktiviteti dhuro gjak në nderim të Avdi Bajramit (Video)

Në objektin e stacionit policor në Preshevë sot u mbajtë aktivitet për dhurim të gjakut në nderim të ish kryeshefit të stacionit policor Avdi Bajrami.

Ky aktivitet u organizua nga stacioni policor në bashkpunim me Kryqin e Kuq në Preshevë për nder të dy vjetorit të vdekjes të ish kryeshefit të këtij stacioni.

Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin bashkpunëtor të ngushtë të personit në fjal,mjek,familjar dhe shumë qyetarë të vullnetit të mirë i’u bashkangjitën kësaj iniciative.

Qytetarët këtij aktiviteti po i përgjigjen në masë të mirë ku grumbullimi i gjakut do të jetë tërë jeta e dikujt tha sekratari i Kryqit të kuq Amet Halimi.

Shefi i transfuzionit të gjakut në Nish Predrag Gjorgjeviç këtë aktivitet e vlerëson jashtëzakonishtë shumë ku dhuruesit e gjakut shpëtojnë jeta të disa njerëzve në vendin tonë.

Ndërsa Marian Petroviç komandant i stacionit policor në Preshevë ndan një mirënjohje për kompanin vendore ”Fluidi” për furnizimin me pije për pjesmarrësit në këtë aktivitet ku mirënjohjen e pranoi sekretari i ndërrmarrjes ”Fluidi” Skender Limani.

Sekretari i ndërrmarrjes ”Fluidi” me rastin e pranimit të mirënjohjes tregoi për mbështetjen që i ofroi këtij aktiviteti me pijet e tyre dhe gjithashtu u shpreh i gatshëm për mbështetje në qfardo lloj aktiviteti.

Gjithashtu këtë aktivitet e mbështeti edhe pushteti lokal mirpo në munges të kryetarit të komunës z.Shqiprim Arifi foli Kryetari i forumit rinor Altin Boriqi ku pjesmarrjen në këso lloj aktivitete e mbështesin pafundësisht.

Këtij aktiviteti i’u bashkangjitën qytetar gjithashtu edhe puntor në këtë stacion ku njëri prej tyre për televizionin Aldi u prononcua.

Besian Bajrami i biri i kryeshefit të ndjer Avdi Bajrami i faleminderoi të gjthë pjesmarrësit në këtë aktivitet ku me dhurimin e gjakut e kanë nderuar dhe rrespektuar babin tim të ndjer.

Me përfundimin e këtij aktiviteti disa nga puntorët e këtij stacioni gjthashtu edhe dy djemt e të ndjerit Avdi Bajrami i vendosën një kuror lule në shenjë përkujtimi.

Related Articles

Back to top button