Lajme

Fëmijët e çerdhes në Preshevë – Program argëtues me rastin e 7 dhe 8 marsit (Video)

Data 7 dhe 8 mars shënojnë dhe dy data të rëndësishme atë të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe ditën botërore të gruas…

Me rastin e shënimit të datës 7 dhe 8 mars ditës së mësuesit dhe ditës së gruas fëmijët në çerdhen në Preshevë në bashkëpunim me edukatoret e tyre kanë organizuar program argëtues me këngë, poezi, dhe valle.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin fëmijët e çerdhes në Preshevë, prindërit e fëmijëve dhe edukatoret e tyre.

Edukatorja e çerdhes në Preshevë znj. Sevdije Kurtishi me rastin e shënimit të datës 7 mars e cila simbolizon dhe hapjen e shkollës së parë shqipe uroi të gjithë mësuesit si dhe uroi të gjitha gratë me rastin e shënimit të datës 8 mars ditën e gruas.

Data 7 dhe 8 mars shënojnë dhe dy data të rëndësishme ku njëra shënon datën e hapjes së shkollës së parë shqipe e cila vlerësohet si një ngjarje me rëndësi në historinë e arsimit shqip ndërsa 8 marsi shënon ditën botërore të gruas që synon dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

Related Articles

Back to top button