Lajme

Trajkoviq: Të punësojmë qytetarët e Preshevës që mos të ikin në Perëndim

Zëvendëskryetari i sapo zgjedhur i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Branko Trajkoviq hedh poshtë akuzat se janë bërë kalkulime politike parazgjedhore.

Ai u shpreh se kanë dalë në zgjedhje dhe populli e ka thënë të veten mirëpo pengesë është për disa se ne kemi marrë edhe vota të shqiptarëve.

“Bashkëpunimi me politikanët e rinj shqiptarë dhe orientimet e tyre pro evropian nuk është diçka e çuditshme duke e pasur parasysh edhe vizionin e tanishëm të qeverisë së Serbisë në këtë drejtim dhe gjithashtu qytetarët këtij rajoni”, tha për radioevropaelirë Trajkoviq, transmeton Titulli.com.

Trajkoviq thotë se do të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik.

“Qëllimi jonë është të përmirësojmë jetën e qytetarëve në komunën e Preshevës pavarësisht përkatësinë etnike dhe fetare. Të sjellim investitorë në mënyrë që qytetarët të punësohen e mos të ikin në perëndim”, theksoi Trajkoviq.

Në qeverisjen komunale të komunës së Preshevës janë pjesë e pozitës edhe dy këshilltarët e listës serbe të cilët në tërësi përbëjnë një shumicë prej 20 këshilltarëve.

Related Articles

Back to top button