Lajme

Nga nesër fillon muaji Rexheb, muslimanët duhet ti shtojnë lutjet

Nga dita e nesërme sipas kalendarit islamik 1439 do të fillojë muaji Rexhep, muaj që për nga vlera dallon nga muaj të tjerë, pos të muajit Shaban dhe Ramazan. Fillimin e muajit Rexhep nënkupton fillimin muajve të mëdhenj apo të bekuar, të cilët Allahu i Madhëruar për të mirën e besimtarëve i bëri të bekuar, si muaji Shaban dhe më pas muji i shenjët i Ramazanit.

Për rëndësin e fillimit të muajit Rexhep, Shaban dhe Ramazan që do vijën më pas, hoxhallarët na mësojnë  se muaji Rexheb dhe Shaban llogariten si muaj përgatitorë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ndërsa duhet të shtohen salavatet dhe lutjet gjatë muajit, lultjet dhe salavatet ndaj Zotit duhet të jenë të përditshme, ndërsa gjatë këtyre muajve ato duhet të shtohen. Këta tre muaj njihen edhe me netë të rëndësishme, ndodhen dy në muajin Rexheb si nata e Regaibit dhe Israja e Miraxhi, pastaj në muajin Shaban nata e 15 e tij e njohur si nata e Beratit dhe në Ramazan nata e Kadrit.

Agjerimi i ndonje dite te caktuar nga muaji Rexheb.
Shumë persona të cilët bëjnë bidate, besojnë se ka mirësi të veçantë në disa ditë të caktuara, duke I veçuar ato me adhurime, pa pasur kurrëfarë argumenti nga Kurani ose Syneti dhe për këtë arsye, ibadetet të cilat I bëjnë janë të kthyera mbrapsht dhe të papranueshme sepse ata kanë shpikur në fenë e Allahut. Sikurse është çështja me agjërimin e ditës së ” mirë ” të Rexhebit. Këtu do të përmendim disa nga thëniet e dijetarëve të Islamit në lidhje me këtë çështje.

Ka thënë shejh El-Islam Ibn Tejmijeh ( Allahu e mëshiroftë): Përsa i përket që të veçosh muajin Rexheb me agjërim, (themi) që të gjithë hadithet që kanë ardhur në lidhje me këtë temëjanë të dobët, madje janë edhe të trilluar. Dijetarët nuk mbështeten tek këto hadithe si dhe nuk janë nga ato hadithe të dobët të cilët lejohet të veprohet me to në punët e mira ( Fadail e’amal ). Por shumica e tyre janë të trilluara dhe gënjeshtra. Mexhmual Fetaua (25/290)

Ka thënë Ibn Kajim : Çdo hadith i cili tregon për agjërimin e Rexhebit dhe namazin në disa netë të tij janë gënjeshtra dhe trillime. ( Elmenar elmunejif 96)

Ka thënë El Hafidh Ibn Haxher : Nuk ka ardhur ndonjë hadith I saktë I cili vlen për argumentim në mirësinë e muajit të Rexhebit as për agjërimin e tij ose të ndonjë dite të caktuar prej tij si dhe as për të falur namaz nate në një nate të caktuar prej tij. ( Tebjiin El-axheb 11)

Ka thënë Sejid Sabik : Agjërimi I muajit Rexheb nuk ka ndonjë mirësi më tepër në krahasim me muajt e tjerë, vetëm se ai është nga muajt e shenjtë. Sikurse nuk ka ardhur në synetin e saktë se agjërimi ka ndonjë mirësi të veçantë ( në këtë muaj ) dhe çfarë ka ardhur për këtë çështje nuk bën për argumentim. ( Fikhu Suneh 1/383)

Është pyetur shejh Uthejmini në lidhje me agjërimin e ditës të 27 të muajit Rexheb dhe faljes namaz në këtë natë? Është përgjigjur: të veçosh me agjërim ditën e 27 të muajit të Rexhebit dhe të falësh namaz nate në natën e 27 është bidat ( risi ) dhe çdo bidat është në humbje.

Mexhua Fetaua Ibn Uthejmin ( 20/440)

Related Articles

Back to top button