Lajme

E frikshme: Në periferi të Tërnocit hidhet një arkivol i zbrazët

Në periferi të fshatit Tërnoc në drejtim të fshatit Breznicë dhe Maltërnoc është hudhur një arkivol i zbrazët raporton Lugina Press.

Një lexues ka dërguar disa foto në adreess të Lugina Press ku shihet një arkivol i hudhur tek mbeturinat në periferi të fshatit Tërnoc në drejtim të Maltërnocit dhe Breznicës

Një gjë e tillë i jep një pasqyrë jo të mirë këtij lokaliteti pa marrë parasysh nga kush është hudhur.

Ka qenë e udhës që ky arkivol të dorëzohet në lokalet e xhamiave ashtu siç është vepruar deri më tani në mënyrë që të mos i jep një pasqyrë të rëndë dhe të frikshme për kalimtarët.

Ndër të tjera në këtë rrugë kalojnë edhe fëmijët tek të cilët mund të shfaq ndjenja të frikëshme.

Edhe pse në këtë vend hudhen mbeturinat duhet të kihet parasysh se çfar hudhet. Në këtë lokalitet madje shpesh ka ndodhur që mbeturinat janë hudhur edhe në rrugë.

Ndaj luteni që sa do pak të vetëdijësohemi që vendet publike ti ruajmë si të jenë tonat.

Related Articles

Back to top button