LajmeMagazina

Rama-Vuçiq, diskriminohen gazetarët e KlanKosovës


Në konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Aleksandar Vuçiq, gazetarët kosovarë nuk patën mundësi të bëjnë pyetje.
Kjo e drejtë ishte e rezervuar vetëm për përfaqësuesit e mediave shqiptare ose serbe, transmeton Klan Kosova.
Klan Kosova ka insistuar gjatë gjithë kohës të bëjë pyetje, por kjo nuk iu lejua.
Insistimi i gazetarit Besnik Tahiri nuk u shpërblye as kur kolegët e tij serbë e shqiptarë nuk patën më pyetje.
Në fakt, kryeministri Edi Rama nuk e lejoi atë të bëjë pyetje, me gjithë që Aleksandar Vuçiq u shfaq i gatshëm të dëgjojë çfarë kishte për të pyetur përfaqësuesi i Klan Kosovës.
Këtë mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme:

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button