LajmeMagazina

Komandant Hoxha: Dikush i tradhtoi kosovarët në Kumanovë

Xhezair Shaqiri, i njohur me nofkën “Komandant Hoxha”, në Interaktiv të KTV-së ka paraqitur pikëpamjet e veta për ngjarjet e zhvilluara në Kumanovë para më shumë se dy javësh.
Ai i me këtë rast ka thënë se të rënët në përleshjet në Maqedoni janë tradhtuar nga dikush dhe se emrat e tyre do të publikohen sapo të kenë mundësi të flasin të arrestuarit.
“Ne kemi pasë kontakte me të gjithë. Shumë pak kemi informacione. Shohim shumë spekulime. Realiteti mund të dihet saktë – se çfarë është bërë – vetëm kur të dalin disa dëshmitarë që kanë shpëtuar. Komandant Sokoli është i gjallë dhe shumë djem tjerë mund të tregojnë se kush i thirri dhe kush i tradhtoi”, ka thënë komandant Hoxha.
“Dikush nga Maqedonia i ka bërë këto tradhti. Padyshim se tradhtari gjendet në mes të gjithkujt. Nuk është Esat Pasha tradhtari i fundit. Jam plotësisht i bindur se kanë rënë në tradhti. Kur të vijnë në Kosovë do të dalin emrat. Ata i ka ftuar dikush nga Maqedonia. Është ende herët të flasim. Nuk ka qenë vështirë me i bindë që të luftonin për popullin. Ata konsideroheshin shpëtimi i vetëm. Mbi gjithë këtë, jam krenar që i kam pasë shokë. Kanë qëndruar si u përket trimave, Mic Sokolave të kombit tonë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se edhe po të vritej kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ai nuk do t’i dhimbsej. Sipas tij, Ahmeti e meriton plumbin dhe se ai nuk ka luftuar kurrë në Maqedoni sepse ishte në Kosovë.
“Ali Ahmeti e ka merituar më shumë se njëherë plumbin, prej shumë tradhtive deri tani. U desh një luftë mes maqedonasve për të dalë tradhtitë e Ali Ahmetit. Në ‘bombat’ e Zaevit e shohim se a janë vjedh votat në zgjedhje. Të gjithë shqiptarët do të gëzoheshin që Ali Ahmeti do të vdiste. Ai ka qenë një person që ka qëndruar në Kosovë. I kemi dhënë të drejtën për të udhëhequr luftë. Ai nuk ka luftuar në Maqedoni, se ishte në Prizren. Nuk di të gjuajë me armë”, ka thënë Shaqiri.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button