LajmeMagazina

Pritje e trishtim para burgut të Shutkës

Familjarët e të arrestuarve në rastin e Kumanovës më shumë se tri orë presin para dyerve të burgut të Shutkës në Shkup për të vizituar të afërmit e tyre, ku sipas avokatëve, janë të keqtrajtuar nga policia maqedonase në mënyrë çnjerëzore, raporton Zhurnal.
Jo zyrtarisht thuhet se të paraburgosurit shqiptarë mezi qëndrojnë në këmbë, dhe shëndeti i tyre është tepër i rëndë si pasojë e torturave nga policia maqedonase. Ata madje nuk kanë as trajtim mjekësor.
Për momentin Zhurnal mëson se të paraburgosurit shqiptarë kërkojnë ndihmë urgjente nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Avokati i Popullit, OSBE-ja dhe Ambasada e Kosovës në Shkup dhe kryeministri kosovar Isa Mustafa, bën të ditur Zhurnal.
Një foto të cilën ka mundur ta sigurojë Agjencia Zhurnal shihen qartë familjarët e tronditur tej mase duke qarë para hyrjes kryesore në burgun e Shutkës në Shkup.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button