Lajme

Haradinaj më në fund i përgjigjet Erdoganit: Askush nuk mund të ndërhyjë në punët tona

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më në fund ka dhënë përgjigje për akuzat e Erdoganit, i cili tha se lideri i AAK-së do të duhet të jap llogari për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së.
Në një organizim me rastin e e vitit të Skënderbeut, Haradinaj ka thëën se asnjëherë nuk është përzierë në punët e Turqisë.

E sipas tij, në traditën e shqiptarëve është që askush të mos hyjë në punët e tjetrit.

“Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoft, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër”, tha shefi i qeverisë kosovare.

Haradinaj tutje theksoi se askush nuk do të mund t’i bëjë punët e Kosovës.

Tha se shteti i kryen punët vetë.

“Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Ramush Haradinaj.

Ky është reagimi i parë nga kryeministri për akuzat e presidentit turk./e.e

Related Articles

Back to top button