LajmeMagazina

Afër 20 autobusë dhe furgonë nga Kumanova janë nisur për në Shkup

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” përcolli në vijimësi kamerat e vendosura në vend pagesat në dalje të qytetit të Kumanovës.
Aq sa ka mundur të hetojë deri më tani kjo agjenci, afër 20 autobus dhe furgon nga Kumanova janë nisur për në Shkup.
Nga autobusët mund të vërehej se ato nuk janë autobus që kanë linjën Kumanovë-Shkup, por janë të huazuar nga opozita maqedonase. Mediat maqedonase deri tani nuk kanë raportuar asnjë informacion për autobus nga Kumanova.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button