Lajme

Haradinaj: Me autoudhën po bashkohet Presheva me Prishtinën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në fillimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul theksoi se nidhet i emocionuar në këto momente sepse kjo lidhe shqiptarët, ekonomine dhe ndjenjat.

Ai përfaqësuesve të jetës politike të Kosovës, ministra, zëvendësministra, por edhe përfaqësues nga Presheva, kryeministri Haradinaj tha se këtë vit ndihemi më mirë se vitet tjera, kur i kujtojmë të rënët për liri, sepse, po bëhemi bashkë, po bashkohet Presheva me Prishtinën.

“Autorruga që lidh Gjilanin-Dheun e Bardhë, i lidh shqiptarët, ekonominë, por edhe ndjenjat”, tha kryeministri, duke shtuar se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara dhe kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj.

Haradinaj tha se ajo që më bën të krenohet sot, është se po i dalim zot çdo pjese të atdheut dhe Prishtina, do të jetë e lidhur me Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Preshëvën, Shkupin, Tiranën.

“Pra, gjithë infrastrutkura e Kosovës do të jetë e përmbyllur”, u shpreh kryeministri Haradinaj, duke shtuar se deri më 2023 asnjë qendër e Kosovës nuk do të jetë e palidhur me autorrugë”, thekosi me tjerash Haradinaj.

Related Articles

Back to top button