Shitësit e Tregut të Gjelbërt në Preshevë në krizë (Video)
Gjendja e rëndë ekonomike me të cilën po përballen qytetarët ka zbehur dukshëm edhe punën në Tregun e Gjelbërt në Preshevë. Shitësit e anketuar ankohen se papunësia e popullatës po reflektohet shumë edhe në punën tyre, pasi siç shprehen ata, edhe pse çmimet janë mesatare frekuentimi i këtij tregu ka shënuar rënie të madhe.
“Çmimet nuk janë shumë të larta, janë mesatare. Por njerëzit janë shumë të dobët nga gjendja ekonomike. Papunësia është shumë e madhe. Çmimet asnjëherë nuk kanë rënë si këtë vit. Është një gjendje shumë katastrofale kështu shprehen shitësit e Tregut të Gjelbërt ditor në Preshevë.
Përveç që përballen me mosshitjen e mallit të tyre ata ankohen edhe për inspeksionin e financave, inspektor që vijnë nga Beogradi për ti dënuar ata me gjoba të larta dhe me konfiskim të mallit.
Shumë nga shitësit e Tregut të Gjelbërt që merren me vite të tëra me tregti thonë se nuk kemi zgjidhje tjetër, mbajmë familje me këtë dhe duhet patjetër të ushtrojmë veprimtarinë tonë duke shitur këtu në tregun ditor në Preshevë.