Në Preshevë shfaqen alergjitë në stinën e Pranverës (Video)
Në stinën e pranverës dhe të verës alergjitë janë më të shpeshta…
Çdokush të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik. Askush nuk ka lindur me alergji, ajo shfaqet më pas në jetë. Mund të kemi predispozitë gjenetike e cila bën që të jemi të prirur ndaj alergjive.
Me ardhjen e pranverës, alergjitë bëhen më të shpeshta, pra me ardhjen e pranverës, atëherë kur natyra zgjohet, “zgjohen” edhe alergjitë tek njerëzit.
Ne si ekip i Rtv Aldi e trajtuam sot këtë temë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë ku zhvilluam nje intervistë të shkurtër me Dr.Eshtref Aliu specialist i Dermatologjisë.
z.Aliu gjatë zhvillimit të kësaj interviste na tha se alergjia tek njerzit shfaqet në të gjitha stinët jo vetëm në stinën e pranverës, mirëpo është fakt se është më e pranishme gjatë kësaj stine.
z.Ali tha se tek ne më së shumti jan të prekur fëmijët nga alergjia ku kemi lloje të shumta të alergjisë ku z.Aliu ceki ndër 3 ato më të rëndësishme
Alergjia është e pranishme gjatë tërë jetës deri në vdekje.