Lajme

Në Qendrën e Pranimit të Emigrantëve në Preshevë është mbajtur punëtori muzikore (Video)

Në Qendrën e Pranimit të Emigrantëve është mbajtur punëtori muzikore

Bashkimi Evropian për mbështetjen të Republikës së Serbisë për menaxhimin e emigrantëve ka mbështetur punëtorinë muzikore e cila është realizuar sot në Qendrën për Pranimin e Refugjatëve në Preshevë.

Në këtë punëtori të rinjtë emigrant të cilët qëndojnë në kamp kishin mundësinë që të provonin diçka të re, t’i binin baterive, dhe me këtë rast të shpehnin talentin e tyre në këtë fushë.

Punëtoria ishte e organizuar në tre orë dhe me këtë rast edhe të rinjtë të cilët nuk kanë pasur mundësi që të provonin një gjë të tillë më parë mësuan dhe tingujt e parë të baterive.

Mentor i kësaj punëtorie ishte Dragoljub Djuriçiq i cili njëherit është dhe baterist i mirënjohur në ballkan. Për mentorin ishte kënaqësi e madhe të kishte mundësinë që të trajnonte rreth 30 të rinjë emigrant në qendrën e pranimit në Preshevë.

Melika Taherzadeh emigante në Qendrën e Pranimitë të Emigrantëve në Preshevë tha se për ta si emigrantë kjo është një mundësi e mirë për të shprehur talentin e tyre duke qenë se një punëtori e tillë ishte organizuar për herë të parë në kamp.

Omobudi Harrisi Osazua emigrant nga Nigeria u shpreh shumë i kënaqur, gjithashtu ai përmendi faktin që kjo ishte hera e parë që ai i binte baterive duke qenë se ai më shumë merret me futboll, prandaj pjesëmarrja në këtë punëtori na ndihmon në zhvillimin e shkathtësive të reja

Pas përfundimit të këtyre fazave të krijimiit të muzikës nëpërmjet instrumenteve goditëse është paraparë dhe mbajtja e një minikoncerti në të cilin të rinjtë do të kenë mundësinë që të shprehin talentin e tyre para publikut.

Related Articles

Back to top button