Lajme

Tenderomania e Ragmi Mustafës (Video)

Në konferencën për media nga opozita para godinës së Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka shaplosur një të vërtetë të hidhur se si ka vepruar me tenderët ai gjatë udhëheqjes së Komunës së Preshevës për 12 vite.

“Zhvillimi i prokurorimeve publike pikrisht tani që po ndodh në Komunën e Preshevës për këtë vit, janë prokurime publike që i përkasin fushës së klientelizmit partiak duke i penguar partit politike të…… dhe idhtarët e saj që janë ndërmarrje të dëshmuara në teritorin e Komunës së Preshevës.”

Nga ky fjalim i Ragmi Mustafës del në shesh që ai përderisa po ushtronte detyrën si kryetar i Komunës në tendere në prokurorimet publike ka shpërndarë për kompanit të cilët i kishte brenda në partin e tij.

Kështu z.Mustafa aso kohe me tenderomania kishte zhvatë me vite të tëra buxhetin e qytetarëve të Komunës së Preshevës, duke favorizuar kompanitë rreth klanit të tij.

Ai në konferencën për media paraqiti psikologjinë e tij me rastin e deklarimit kur thotë që pushteti aktual po pengon partitë politike në tendera.

Botërisht dihet që partitë politike nuk marrin pjesë në tendera. Pas shumë vitesh e shohim se tenderomania e Ragmi Mustafës që në ato kohë po zhvillonte ishte njëra nga të këqijat më të mëdha që kanë ndodhur në Preshevë, përmes tenderëve bënin hajnitë më të mëdha, e cila aktualisht është duke i munguar atij, të cilën nuk po dinë se si ta përballojë.

Related Articles

Back to top button