Shqiprim Arifi dhe Talat Xhaferi zotohen për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan (Video)

Pas vizitës në Serbi, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka vizituar edhe komunën e Preshevës. Në takimin e realizuar me kryetarin e komunës dhe të kuvendit Sami Salihu, temë kyçe ishte hapja e kufirit MIratoc – Llojan.
Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonis z Talat Xhaferi ju drejtua mediave ku tha se kjo është ndalesa e fundit në Preshevë dhe përmbyllet vizita ime zyrtare në Republikën e Serbisë.Sot ne gjatë takimit me kryetarin Arifi biseduam shumë tema të ndryshme konkretisht për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan ku kjo çështje në të ardhmen do të ngritet edhe në nivel qendror në mes dy qeverive atë të Maqedonisë dhe Sërbisë.
Kjo ishte vizita e parë e kryetarit të Parlamentit të Maqeonisë në Preshevë dhe përbyllja e vizitës zyrtare të delegaconit të Maqedonisë që i bëri Republikës së Serbisë.