Pionirët e K.F ”Lugina” shpallen kampion për Ligën e Rrethit të Pçinjës (Video)
Klubi Futbollistik Lugina mund ekipën e Bosilegrad me rezultat 5:0…
Pionirët e klubit futbollistik ”Lugina” të dielën kanë zhvilluar ndeshjen për Kampion për Ligën e Rrethit të Pçinjës, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit të Preshevës me ç’rast pritën në qytet ekipën e Bosilegrad.
Edhe këtë herë djelmoshat nuk e zhgënjyen publikun dhe tifozët e tyre të cilët kishin ardhur të shihnin ndeshjen pasi që kjo ekipë arriti që të shënojë 5 gola kundër ekipës kundështare e cila nuk arriti të shënojë as edhe një gol.
Golashënuësit e kësaj ndeshje ishin:
Arbnor Rexhepi i cili shënoi 2 herë
Labinot Jashari poashtu ka shënuar 2 herë dhe
Besim Bajrami ka arritur të shënojë 1 gol.
Me rezultat 5:0 Pionirët e Klubit Futbollistik ”Lugina” morrën kupën dhe u shpallën kampion për Ligën e Rrethit të Pçinjës.
Kryetari i ligës së Rethit të Pçinjes Blagojev Tabash përgëzoi futbollistët e Klubit Futbollistik ”Lugina” për vendin e parë poashtu i uroi që në vitin e ardhshëm të fitojnë vendin e parë edhe në garat regjionale në Serbi edhe të garojnë në nivele edhe më të larta.
Ardian Agushi sekretar i Klubit Futbollistik Lugina u shpreh shumë i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar poashtu potencoi që tashmë ky ishte një rezultat i pritur qysh më herët.
Fitor Abdullahu si staf mjekësor tha që vullnetarisht ndjek të gjitha ndeshjet e K.f ”Lugina” si brenda vendit poashtu dhe jashtë.
Labinot Jashari futbollist në KF. ”Lugina” dhe Besim Bajrami kapiten i ekipit u shprehën shumë të kënaqur për marrjen e kupës duke u shpallur kampion të Ligës së Rrethit të Pçinjës.
Shpallja e klubit Futbollistik Lugina kampion është një nga sukseset e radhës që e bën klubin krenarinë tonë.