Lajme

Në Preshevë, me aktivitetet të larmishme u shënua 1 Qershori

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve 1 Qershori, është shënuar me një varg aktivitetesh të ndryshme me fëmijët dhe nxënësit edhe në Preshevë.

Dita Botërore e Fëmijëve është festuar edhe në komunë të Preshevës me rastin e së cilës qendra e qytetit ishte e mbushur me fëmijë që festonin ditën e tyre, lumturia shihej në sytë e fëmijëve përderisa luanin në kënde të ndryshme në qendrën e qytetit .

Shënimi i 1 Qershorit Ditës së Fëmijëve është bërë nga ‘’Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Luginë të Preshevës” ku organizatorët kishin paraparë lojëra të ndryshme për fëmijët si tërheqja e litarit, krosi me biçikleta gjithashtu ishin edhe dy nga figurat e preferuara të filmave vizatimorë për fëmijë.

Aktivitete të tilla i kënaqin fëmijët ku pjesëmarrës ishin fëmijë si nga qyteti por edhe nga të gjitha fshatrat e komunës së Preshevës, kështu u shpreh Shkëlzen Limani për Rtv Aldi.

Në mesin e shumë fëmijëve që festuan këtë ditë disa prej tyre u prononcuan për televizionin tonë duke u shprehur shumë mirënjohës ndaj organizimeve të tilla por edhe duke shpresuar që viteve të tjera tëvazhdojnë me aktivitete të tilla.

Aktivitetet ishin të shumta ku edhe Paullownia Liridoni kishte dhuruar disa lule për t’i mbjellur tek rrethi në qendër të qytetit.

Mbjellja e luleve u bë nga fëmijë të ndryshëm por edhe nga fëmijët me nevoja të veçanta ku ata nuk hezituan të flasin duke u shprehur gjithmonë të gatshëm për të marrë pjesë në ditë të tilla.

Fitore Fejzullahu bashkëpunëtore e ‘’Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara në Luginë të Preshevës’’ në këtë ditë me profesionalizmin e sajë i pikturoi fëmijët me figura të ndryshme por përveç kësaj ajo gjithashtu ishte aty për ti ndihmuar fëmijëve me nevoja të veçanta për t’i mbjellur lulet.

Kontribues të kësaj feste ishin edhe kompanitë vendore si kompania e pijeve ”Fluidi” e cila shpërndante pije për të gjithë fëmijët, gjithashtu edhe qumështoret që i kemi në vend si ajo ”Fontana” dhe qumështorja ”Doda”.

Related Articles

Back to top button