Lajme

Ragmi Mustafa (PDSH) e quan kryetarin e Komunës Arifi si dhe kryetarin e Kuvendit Salihu “Kryemashtrues”

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka mbajtur një konferencë për media ku ka akuzuar pushtetin lokal të Komunës së Preshevës se nuk ka arritur të i siguroj mjete të rregullta nga buxheti republikan përkatësisht nga Ministra e Financave të Serbisë.

Sipas Mustafës, ndërprerja e transferit të mjeteve nga Serbia në Komunën e Preshevës është në një hendikep buxhetor i cili do të jetë me pasoja negative për qytetarët e Komunës së Preshevës. “Asnjë dinar i bardhë nuk është transferuar nga buxheti i miratuar i qeverisë serbe nëpërmjet Trupit Koordinues për investime kapitale në Komunën e Preshevës që janë rreth 110milion” ka potencuar kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa.

Gjithashtu sipas kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa pushteti lokal i Komunës së Preshevës ka përzgjedhur kuadro jo profesionale dhe të papërgaditur që nuk plotësojn kushtet për kryerjen e detyrës në funksionet e pushtetit.
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka tenzionuar gjuhën komunikuese me pushtetin lokal duke i dhënë epitetin, kryetarit të Komunës Shqiprim Arifi si dhe kryetarit të Kuvendit Sami Salihu si “kryemashtrues” ndërsa subjektet politike që i përfaqësojn ata si “Alternativa për Mashtrime” si dhe “Grupi i Mashtruesve”.

Ragmi Mustafa është kryetar i PDSH-së që nga viti 2003, ndërsa ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës për tri mandate. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) doli si subjekti i dytë në zgjedhjet e fundit të 24 dhjetorit 2017, ndërsa tani është në koalicion opozitar me PVD-në e Riza Halimit si dhe BDL-në e Skender Destanit.

Related Articles

Back to top button