Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi uron qytetarëve Fitër Bajramin
Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kthimit në natyrshmëri, ju uroj qytetarëve të komunës sonë, bashkatdhetarëve dhe bashkëkombasve tanë, gëzuar festën e Fitër Bajramit, me dëshirën që në familjet tuaja të mbretërojë paqa dhe mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjelltë.
Gjatë muajit të Ramazanit dëshmuam që jemi të gatshëm të sakrifikojmë nga vetët tona, duke braktisur gjithçka të zakonshme, për një qëllim të lartë – afrim tek Krijuesi.
Tani që Ramazanin sapo e lamë pas, n’a mbetet të reflektojmë pozitivisht gjatë gjithë vitit, duke i mbyllur kështu rrugët xhelozisë dhe përçarjes, siç u edukuam gjatë një muaji.
Ju porosis të jeni sa më afër njëri-tjetrit, të këmbeni vizita dhe të bashkëpunoni me këdo, pavarësisht bindjeve dhe orientimeve politike.
Uroj që paqja dhe mëshira e Zotit të jetë mbi ju dhe familjet tuaja!
Gëzuar!