LajmeMagazina

Presheva fiton 100 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë së Serbisë ka ndarë mjete për 18 komuna, në mesin e të cilave ka përfituar edhe Komuna e Preshevës.
Rreth 100 mijë euro është projekti i fituar nga ministria i cili do të investohet në zonën industriale të Preshevës.
Kryetari i kësaj komune Ragmi Mustafa, ka deklaruar për RTP-në, se kjo administratë përmes Zyrës për Zhvillim Ekonomik ka konkurruar në këtë ministri, transmeton Titulli.com.
Zona industriale “Çukarkë” ka një hapësirë prej 16 hektarësh, planifikimi i së cilës është bërë nga programi Progresi Evropian.
Kjo zonë industriale që do të kushtojë mbi 1 milion euro do të realizohet në faza të ndryshme.
Mustafa thotë se komuna ka gati edhe projektin tjetër për asfaltimi i rrugës nga Korridori 10  e deri te zona industriale.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button