Këshilli Komunal në Preshevë mbanë mbledhjen e 4-të rradhës (VIDEO)
Kjo ishte mbledhja e katërt e Këshillit Komunal në Preshevë e mbajtur sot pra më datë 14 qershor ditë e enjëte.
Mbledhja e 4-të e Këshillit Komunal filloi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:30, ku ishin të përcaktuara pesë pika të rendit të ditës.
Në rendin e ditës ishin këto pika:
Shqyrtim dhe miratim i llogarisë përfundimtare për vitin 2017
Shqyrtim dhe miratim i rebalancit të buxhetit programor të Komunës së Preshevës për vitin 2018
Plotësim ndryshimi i aktvendimit të komisionit për regjistrim, evidentimin dhe kthimin e patundshmërive të Komunës së Preshevës.
Shqyrtimi I kërkesave
Të ndryshme
Pas përfundimit të mbledhjes kryetari I komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi u prononcua për RTV Aldi, në lidhje me pikat e rendit të ditës si dhe vendimet e marrura gjatë kësaj mbledhje.