LajmeMagazina

Lugina e Preshevës edhe me një doktor shkence

Të mërkuren, më datë 1 prill 2015, në ambientet e Institutit të Studimeve Evropiane, në Universitetin e Tiranës, zoti Iliri A. Zylfiu e mbrojti para jurisë me sukses tezën e desertacionit të doktoratës.
Punimi i doktoratës trajton çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës në rrafshin historik dhe atë aktual. Punimi doktoral i z. Ilir A. Zylfiut është punuar nën udhëheqjen shkencore të prof. dr. Paskal Milo.
Punimi i desertacionit dhe referimi i kandidatit u vlerësua me suksese maksimal nga juria, njëherësh nga drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane prof. asoc. dr. Eva Hyskaj Tafili.
Në përfundim, z. Ilir A. Zylfiu iu dha nga juria grada shkencore – Doktor në Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.


(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button