Lajme

Punimet në kufirin Llojan – Miratoc (Foto)

Historik i shkurtër…

Pika kufitare Llojan – Miratoc edhe pse ishte një pikë legjitime kufitare, u mbyll në fillim të viteve të 90-ta.
Në fillim të viteve 2000 pjesa e rrugës Miratoc – vija kufitare u asfaltua dhe përgatit nga ana e Serbisë.
Në Janar të vitit 2005 u vra duke kaluar kufirin, nga xhandarmaria serbe, i riu Dashnim Hajrullahu.
Në Qershor të vitit 2011 u nënshkrua marrëveshja mes shteteve, për hapjen e kufirit dhe që atëherë është duke u pritur VETË RATIFIKIMI I SAJ.
Në Prill të vitit 2014 u realizimi punimi i rrugës dhe asfaltimi i saj nga Llojani në drejtim të pikës kufitare (ref: https://www.youtube.com/watch?v=nZJbjMVnevo).
Nga viti 2000 deri në vitin 2018, politika i ka ça trapin llojanasve me gënjeshtra e manipulime për hapjen e kufiri.
Më 9 Maj, 2018 në dy anët e kufirit, në Llojan, respektivisht Miratoc, u organizuan protesta paqësore, të mbështetura nga kryetarët e dy komunave, për hapjen e kufirit.
Në Qershor 2018, sipas fotografive të mbledhura nga banorët, mund të shihet që kanë filluar punimet për pastrimin e rrugës nga ana e zyrtarëve të Serbisë.
Pritet me shpresë që punimet e fundit të jenë të lidhura me hapjen zyrtare të kufirit.

Related Articles

Back to top button