300 diplomatë turq kërkuan azil në Gjermani
Së paku 300 diplomatë turq kanë kërkuar azil në Gjermani, pas përpjekjes së pasuksesshme të grusht-shtetit ushtarak në Turqi në korrik të vitit 2016, shkruan sot gazeta gjermane “Welt am sonntag”.
Sipas të dhënave nga Ministria Gjermane e Punëve të Brendshme, janë 1177 turq me status diplomatik apo kredencialet, duke përfshirë bashkëshortët dhe fëmijët e diplomatëve, që kanë kërkuar azil në këtë vend.
Pas tentim grusht-shtetit të korrikut të 2016, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, oficerë të shërbimeve, diplomatë e madje edhe profesorë, ndërsa nga puna kanë larguar më shumë se 50-mijë të tjerë.
Turqia akuzon si përgjegjës të tentim grusht-shtetit, teologun Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, por Gylen ka mohuar çdoherë një akuzë të tillë.