Lajme

Në Preshevë rendimente jo të kënaqshme të grurit këtë vit (Video)

Mr. Bujqësisë Qenan Daliu na tregoi dhe arsyet se përse këtë vit nuk kemi rendimente të mira të grurit…

Muaji korrik është muaji i korrjes së grurit ku një shumicë e popullatës në vendin tonë merret me kultivimin e kulturave bujqësore ku me këtë rast kjo pjesë paraqet një aspekt të rëndësishëm të vepritmarisë dhe të sigurimit të të mirave jetësore.

Mr. Bujqësisë Qenan Daliu na tregoi dhe arsyet se përse këtë vit nuk kemi rendimente të mira të grurit ku theksoi 3 faktorë përgjegjës për këtë rezultat e që janë: kanë munguar reshjet e shiut në kohën e lulëzimit të grurit, bujqit nuk i kanë kushtuar rëndësi masave agroteknike, dhe reshjet kanë filluar në periudhë të vonë pas lulëzimit të grurit pikërisht në kohën kur gruri duhej të thahej.

Këshilla e z.Daliu është që bujqit të thajnë fillimisht grurin përpara se t’a deponojmë në mënyrë që të mos krijohen mykra në kokrrat e grurit.

https://youtu.be/CN3CmddAX4

Related Articles

Back to top button