Shqiprim Arifi kujton përvjetorin e lindjes së Nelson Mandelës
Shqiprim Arifi kujton sot me një status më rrjetin social facebook përvjetorin e lindjes së Nelson Mandela. Lideri i lëvizjes anti-apartejd dhe presidenti i parë i Afrikës së Jugut pas rënies së regjimit do të kishte mbushur sot 100 vjec.
Nëpërmjet një përshkrimi Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, shkruanë:
Ish Kryetari i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela sot do ti mbushte 100 vite, po të ishte ende i gjallë.
Emri i tij do të jetë i lidhur përgjithmonë me luftën kundër shtypjes së popullit të tij dhe tejkalimin e regjimit të Aparteidit.
Një hero. Një burrë shtetas i vërtetë.
Pavarësisht përvojave poshtëruese që kaloi ai, gjeti kurajon dhe forcën për të udhëhequr vendin e tij pa dhunë, drejt demokracisë.
Puna dhe trashëgimia e tij, do të mbeten gjithmonë frymëzim, për të gjithë ne.