Lajme

Ushtarët serbë i ofrohen lapidarit të Komandat Lleshit në Tërnoc (Foto)

Një grup ushtarësh serbë, gjatë ditës së sotme i janë ofruar lapidarit të Komandant Lleshit në Tërnoc, gjë që ka ngritur shqetësimin e qytetarët lokal të Tënocit dhe të ish bashkëluftëtarit të të ndjerit Ridvan Qazimit.

Por, me t’u raportuar se ushtarët serbë po e rrethojnë lapidarin e Komandant Lleshit, menjëherë në vendëngjarje ka dal i pari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka parë nga afër situatën e krijuar në varrezat e dëshmorëve në Tërnoc.

Megjithate, kryetari Kamberi është deklaruar nëpërmjet facebook-ut se pas kontaktit me institucionet vendore e ndërkombëtare, prezenca e ushtarëve serbë në Tërnoc, është përshkakë një ushtrimi ushtarak dhe jo me ndonjë objejtiv tjetër.

“Pas shqetësimeve të krijuara me prezencën e një grupi të ushtarëve të armatosur në Tërnoc, janë kontaktuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare nga të cilat jemi informuar se prezenca e tyre ka të bëjë me një ushtrim ushtarak, të paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, dhe jo me ndonjë agjendë tjetër.

Megjithatë, ne vazhdojmë të jemi në përcjellje të situatës” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Sot gjatë ditës, mbi qiellin e Bujanocit kanë fluturuar aeroplanë dhe helikopterë luftarak serbë, gjithnjë sipas një trajnimi ushtarak që po bëhet në Bazën ushtarake “Cepotin” të Bujanocit.

Related Articles

Back to top button