Penzionerët nga sot mund të tërheqin kartelat e tyre në zyrat e Fondit Penzional
Fondi Republikan për sigurim penzional dhe invalidor ka njoftuar se penzionerët e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës nga 30 korriku mund të marrin kartelat e penzionit çdo ditë nga ora 08:00 deri 15:00.
Penzionerët e Komunës së Bujanocit kartelat e tyre mund të i marrin në zyrat e fondit penzional në hyrje të Bujanocit në rrugën Karagjorgje Petroviq, Lamela C, raporton Spektri.
Penzionerët e Komunës së Preshevës mund të i marrin kartelat në zyrat e Fondit Penzional në rrugën Vase Smajeviq p.n.
Të gjithë shfrytëzuesit për të marrur kartelat e tyre duhet të kenë me veti një dokument identifikimi.
Pas shpërndarjes së kartelave të penzionit për përfituesit e penzioneve, do të hartohen kartelat për penzionerët e rinjë, të cilët janë kyqur në pagesa pas 26 shkurtit të këtij viti.
Ponzionerët familjarë, prindërit, kujdestarët dhe ushqyesit gjatë marrjes së kartelës së penzionit duhet të kenë edhe çekin e fundit nga penzioni, përkatësisht raportin e shfrytëzimit nga banka.