LajmeMagazina

Ndalohet bujanocasi me 300 kilogram duhan

Është arrestuar ngasësi veturës në të cilën janë zbuluar 300 kilogram të duhanit të grirë në rrugën Leskoc – Nish. Policia ka konfiskuar duhanin.
Duhani gjendej në bagazhin e veturës së markës “Golf” me targa të regjistrimit të Bujanocit, ka njoftuar policia, transmeton Titulli.
Policia ka arrestuar shoferin B.A. (29) nga rrethina e Bujanocit nën dyshimin se ka kryer vepër penale, tregti e ndaluar me prodhimet e akcizës, theksohet në kumtesë.
Duhani është gjetur sot (e diel) gjatë kontrollimit të rregullt në rrugën Leskoc-Nish.
Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button