LajmeMagazina

Kompanit e sigurimeve në Bujanoc nuk janë në dieni për lehtësimet që ofron “Sigurimi Dunav” ato vazhdojnë me të vjetrën

Me blerjen e policës për sigurim shëndetësor të udhëtarëve ose pakos së sigurimit rrugor në periudhën promovuese deri në fund të marsit të siguruarit në kompaninë “Sigurimi Dunav” mund të marrin një lërim prej 20% në preminë e Policës ndihma në rrugë dhe të blejnë kartonin e gjelbër me çmim të liruar prej 1800 dinarëve, shkuran sot e përditshmja serbe “Blic”.
Duke parë nevojat e klientëve të tyre, kompania “Dunav” shërbimin ndihmë në rrugë e ka pasuruar me disa oferta siç janë, Bonus, Bonus Plus dhe Vip, të cilët dallohen për nga lartësia e mbulimit të harxhimeve. Me sigurimin “Ndihmë në rrugë” kompania i ofron të siguruarve ndihmë 24 orëshe për vozitësin dhe udhëtarët gjatë udhëtimit dhe mbulimin e harxhimeve kur vetura e siguruar nuk është në gjendje për të lëvizur ose ajo ndihmë është e domosdoshme për udhëtim të mëtejshëm të sigurt, gjegjësisht nëse vie deri tek një situatë e padëshirueshme siç janë sëmundja e vozitësit, paaftësia për të drejtuar makinën më tej apo vdekja e tij. Po për çfarë janë këto bonuse dhe çfarë i sigurojnë udhëtarëve dhe klientëve “Dunav” kompanitë në qytetin e Bujanocit nuk janë në dieni për këto oferta edhe pse televizioni Bujanoci insistoi ne disa prej tyre për të marrë informacione. Shpenzimet në emër të ndihmës së ofruar në rrugë llogariten në dinarë sipas kursit të mesëm të euros në ditën e likuidimit të dëmit. Sigurimi “Ndihma në rrugë” mund të kontraktohet për makina të udhëtarëve dhe makina terreni të regjistruara në Serbi, përveç për taksitë dhe veturave të rentakarit të cilat nuk janë të vjetra më tepër se 10 vite. Kartoni i Gjelbër, është dokument sigurimi për automjetet të pranishëm në territorin e Republikës së Serbisë, dhe që hyn në territorin e vendeve të mëposhtme: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Turqia, Izraelit, Iranit, Maqedoni Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Tunizi, Marok. Ky karton nuk është i detyrueshëm për shoferët nga Serbia kur të hyjnë në Mal të Zi me të cilën Serbia e ka nënshkruar një marrëveshje bilaterale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button