Persona të porositur ndezin deponinë e qytetit të Preshevës (Video)
Çaste më parë është bërë ndezja e deponisë së qytetit të Preshevës, në vazhdën e një serie të ndezjes që e kanë bërë gjatë muajve të verës.
Nga këto zjarre po e pësojnë qytetarët e komunës së Preshevës, pasi tyma dhe era e keqe po e mbulon qytetin dhe vendbanimet përreth.
Kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke akuzuar pushtetet e kaluara që e kanë shkaktuar këtë deponi mbi qytet dhe nuk janë marrë fare me gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave.
Ai njoftoi që së shpejti do të zgjidhet deponia e qytetit, por njëkohësisht apeloi që të denoncohen rastet, nëse hasen njerëz të caktuar që ndezin zjarre tek deponia e qytetit.
Ne vijim e keni dhe postimin e plotë të kryetarit Arifi:
Ata që kurr nuk e zgjidhën çështjen e mbeturinave dhe që na e lan këtë katastrofë të ambientit mbi qytet tani i ndezin mbeturinat tek deponia e qytetit.
Kjo që po përsëritet do të ndëshkohet e edhe problemi i deponisë së shpejti do të zgjidhet. Deri atëherë, qytetar të dashur keni durimin dhe luteni për përgjegjshmëri.
Nëse hasni në raste të inskenineve për ndezjen e deponisë, ju lutem t’i denonconi tek institucionet përgjegjëse.