Lajme

Mbahet mbledhja e VI-të e këshillit komunal (Video)

Ka përfunduar sot mbledhja e VI-të e Këshillit Komunal në Komunën e Preshevës. Kryetari Komunës bashk me anëtarët e Këshillit Komunal ka shqyrtuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së V-të i Këshillit Komunal Preshevë të datës 20.07.2018.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim programit për planin operativ, të mbrjotjes nga vërshimet e ujërave të rendit të II-të në territorin e Komunës së Preshevës për vitin 2018.

3.Pushimi i grupit punues i komisionit mbi shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve për kofinancimin e projekteve në përmisimin e gjendjes në teren lidhur me kërkesat e qytetarëve për rregullimin e infrastrukturës.

4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi ndryshimin e emrit të organizatës për kultur fizike në Preshevë në institucionin për sport dhe kultur fizike qendra sportive “Presheva” në Preshevë.

5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim Vendimit për delegimin mbi menaxhimin e Zonës Industriale Preshevë.

6. Programi për caktimin e lokacionit të trafostacionit të mbeturinave për Komunën e Preshevës.

7. Ndihma për N. P. Moravica për arsye të gjendjes së palakmueshme për të ndihmuar për shlyrjen e borxhit të rrymës elektrike.

8. Shqyrtimi i kërkesave

9. Të ndryshme

Për më tepër ndiqeni Konferencën e dhënë nga Kryetari Shqiprim Arifi.

Related Articles

Back to top button