LajmeMagazina

Bashkë me alternativën e re politike në Preshevë, drejt një mentaliteti dhe koncepti të ri politikë /video/

Në emisionin politik të transmetuar në TV Spektri në Bujanoc, në ditën e Premte – Këshilli inicues i Lëvizjes së re politike në Preshevë, i përfaqësuar në këtë rast nga Shqiprim Arifi, Gazmend Selmani dhe Armend Aliu, shpalosi para publikut planet dhe synimet e tij. Në mes tjerash, Shqiprim Arifi, biznesmen i shkolluar dhe edukuar në Gjermani, shpjegoi arsyet e kthimit të tij në vendlindje dhe arsyet e bashkangjitjes së tij me iniciativën e re politike – „ Ne nuk dijmë të sundojmë!!! Ne vijmë për ti shërbyer popullit, jo për ta sunduar atë“, theksoi mes tjerash z. Arifi.
Gazmend Selmani duke shpjeguar nevojën për një alternativë të re politike, theksoi që qytetaret e posaqërisht rinia, nuk do të jenë të vetëm në zgjidhjen e problemeve të tyre. Ne jemi vetëm një segment i vogël i asaj që është bashk dhe në vijë me ne theksoi z. Selmani,
Ndërsa, Armend Aliu vuri në pah nga perspektiva e organizatave ndërkombëtare, mangësitë dhe keqmenaxhimin e e tërheqjes së donacioneve, ku përvec tjerash përmendi edhe mungesën absolute të koordinimit me diasporën që të jenë pjesë e zgjidhjeve të problemeve në Luginë të Preshevës.
Në fund, u ftuan qytetarët që përfundimisht të marrin përgjegjsinë në duart e tyre duke u përfshirë dhe kontribuar në ndërtimin e Lëvizjes së re politike drejt pensionimit të klasës aktuale partiako-politike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button