LajmeMagazina

Në kufirin e Preshevës ndalohet shqiptari i Maqedonisë me 8.5 kilogram heroinë

Doganierët në vendkalimin e Preshevës në bashkëpunim me policinë sot në mëngjes kanë ndaluar kontrabandimin e 8.5 kilogram heroinë, njofton dogana, transmeton presheva.com.
Droga është gjetur në veturën me targa të Maqedonisë të tipit “Ford Focus”, rreth orës 8 të mëngjesit.
Vetura është drejtuar nga shqiptari i Maqedonisë, ndërsa përveç tij, në veturë kanë qenë nëna e tij, gruaja dhe dy fëmijët e vegjël.
Në pyetjen e doganierit se cilat janë arsyet e tij që po viziton Serbinë, vozitësi ka thënë se po vjen nga Shkupi dhe po dërgon nënën e tij për në Banjën e Bujanocit, dhe pastaj do të shkoj në Preshevë, transmeton presheva.com.
Duke patur informacione të mëhershme nga policia se personi në fjalë dhe pronari i veturës merrej me punë narkotikësh, vetura është dërguar në kontrollime të detajuara në skaner, ku edhe është zbuluar bunkeri i vendosur special nën ndërruesin e marsheve.
Pas kontrollimin të detajuar të veturës, në këtë vend janë gjetur 16 paketime me heroinë, vlera e së cilës dotë konstatohet më vonë.
Pronari i veturës është mbajtur në polici duke iu shqiptuar 48 orë mbajtje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button