Lajme

​Le ta harrojnë se mund ta arrestojnë Vuçiqin

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha sonte se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë që të mund të garantojnë që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”.

“Këtë lirisht mund ta harrojnë”, tha ai duke komentuar mundësinë e përsëritjes së skenarit të Marko Gjuriqit. Stefanoviq tha se të gjitha institucionet ndërkombëtare janë të njoftuara lidhur me vizitën e kreut të shtetit serb në Kosovë dhe porositi se ato janë të obliguara që gjithçka të kalojë në mënyrën më të mirë.

Duke mos dashur të tregojë se çfarë do të ndërmerr Serbia sa i përket sigurisë gjatë vizitës së Vuçiq në Kosovë, ministri Stefanoviq tha se garanton se në Kosovë nuk do të paraqitet askush që do të mund të arrestojë kreun e shtetit serb.

“Nuk dua tëe tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë, nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiqin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai.

Related Articles

Back to top button