Lajme

“Rruga e Kombit” me pagesë nga 17 shtatori, banorët e Kukësit tarifë simbolike

“Jo më rrugë të lëna rrugëve. Për rrugë me standarde, ku pagesa nga përdoruesit e saj është standard në të gjithë botën”, shprehet ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Duke iu referuar statistikave, “Rruga e Kombit” ka shënuar shumë aksidente dhe humbje të jetëve njerëzore. Në këtë rrugë, që nga ndërtimi i saj ka patur 334 aksidente, 37 pika të autostradës janë tejet të rrezikshme, 67 persona kanë humbur jetën dhe 385 janë lënduar rëndë.

Që kjo situatë të ndryshojë nevojiten standarde dhe investime të reja.

Rruga duhet të jetë mbi të gjitha e sigurtë, me sinjalistikë rrugore, e rrethuar dhe e mbrojtur nga anët, e pastruar në dimër nga akulli dhe dëbora dhe për këtë çdo përdorues i “Rrugës së Kombit” duhet të paguajë kontributin e tij prej 660 lekësh për çdo kalim, duke filluar nga data 17 shtator.

Përjashtim do të bëjnë vetëm banorët e qarkut Kukës, të cilët do të paguajnë tarifën simbolike prej 100 lekë për kalim, vetëm nëpërmjet pajisjes “Dixhital Pas”, të cilën do ta marrin falas.

Related Articles

Back to top button