Molliqaj: Asnjë zyrtar i Kosovës nuk u lejua asnjëherë që të vizitojë shqiptarët në Luginë të Preshevës. Pse duhet ta lejojmë ne Vuçiqin?!
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar vizitën e Aleksadner Vucicit në Kosovë të cilën e ka qujatur të papranueshme. Ai thotë se Vucici nuk erdhi në Kosovë për t’i vizituar serbët por për të dërguar mesazhe politike duke vizituar vende strategjike dhe resurse të Kosovës.
Sipas tij vizita e Vucicit ka ndodh edhe për shkak të presionit të BE-së ndaj Kosovës.
“Asnjë zyrtar i Kosovës nuk u lejua asnjëherë që të vizitojë shqiptarët në Luginë të Preshevës. Pse duhet ta lejojmë ne Vuçiqin?!
BE me presionin ndaj Kosovës që të lejojë ardhjen e Vuçiqit, po e tejkalon rolin e vetë ndërmjetësues dhe po bëhet e anshme. Pse asnjëherë nuk iu bë Serbisë presion që të lejohen vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Luginë të Preshevës?!”, është shprehur Molliqaj.