Tre persona nga Presheva janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë trafikuar njerëz dhe në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin.
Janë arrestuar P.K (19), S.D (40) dhe E.A (27), njofton policia, transmeton presheva.com/
Dyshohet se këta kanë ndihmuar 10 shtetas të Sirisë që të transportohen nga Presheva drejt veriut të Serbisë për shtetet evropiane.
Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit janë mbajtur 48 orë dhe pastaj dotë dërgohen në gjykatën e Nishit.