Pas një sëmundje që kishte, në moshën 50 vjeçare, dje është ndarë nga jeta Osmon Amidi nga fshati Tërnoc i Bujanocit, ish-luftëtarë i UÇPMB-së, i cili iu radhit djelmoshave për lirinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sepse asnjëherë nuk ishte pajtuar me padrejtësin që po iu bëhej shqiptarëve.
Trupi i të ndjerit është përcjedhur sot për në banesën e fundit, në varrezat e vendlindjes në Tërnoc. OVL-UÇPMB-së në Bujanoc i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Amidi nga Tërnoci. I ndjeri pas veti ka lënë katër fëmijë dy djem dhe dy vajza dhe bashkëshorten. Portali BujanociNet i shpreh ngushëllime familjes Amidi.