Jakup Krasniqi godet Lutfi Hazirin: “Ti nuk e ke ëndërr bashkimin e Kosovës lindore, llogarit vetëm në votat e banorëve”
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka goditur kryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për Luginën e Preshevës.
Sipas Krasniqit, i cili tani është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, prapa mbështetjes së Hazirit për bashkimin e Luginës me Kosovën qëndron një synim i tij. Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka vlerësuar se Haziri i ka ëndërr votat e preshevarëve.
“Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar ai.Shkrimi i plotë i Krasniqit: Ëndrra e brezave ishte: Çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara të SHQIPËRISË!
Nëse brezi ynë duhet të krenohet me një aspiratë kombëtare që disa po e quajnë ëndërr, do të duhej të krenoheshim me aspiratën e gjithë brezave shqiptar që nga viti i largët 192/13 e krejt deri të lufta çlirimtare e Kosovës.
Kushdo që sot thotë se e kam ëndërr për bashkimin e Kosovës Lindore (jo Preshevë, Bujanovc e Medvegje), duhet ta kenë në mendje, se për atë ëndrrën tjetër janë flijuar mbi 80.000 shqiptarë, kanë mbajtur mbi 600 shekuj burg në kazamatet e Jugosllavisë, pa folur për sakrificat e tjera.
Nëse nuk dini a nuk mundi nuk është marre, por ta ngushtoni aspiratën kombëtare nuk është mirë. Problemi im është se disa nuk e kanë ëndërr bashkimin e Kosovës Lindore, sa llogarisin në votat e atyre banorëve të asaj ane që jetojnë në Kosovë. Me ketë logjikë u mësuam tani më.
Qofsha i gabuar në ketë që po e them!