Kryeministrja serbe pyet Pacollin: Ku e more lejen për të ardhur në OKB?
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, janë takuar shkurtimisht në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme.
Siç raportojnë mediat serbe, takimi i shkurtër në korridoret e ndërtesës së OKB-së ka ndodhur kur Pacolli i është afruar dhe e ka përshëndetur kryeministren serbe, ndërsa ajo po jepte deklaratë për media.
Ndërkohë që po shtrëngonin duart, sipas “Tanjugut” kryeministrja serbe e ka pyetur Pacollin, “nga kush ka marrë leje që të vije në Kombet e Bashkuara?”, përcjell Telegrafi.
“Kam marr lejen tuaj”, citohet të jetë përgjigjur Pacolli në gjuhën serbe, ndërsa Brnabiç ia ka kthyer: “Nuk ju kam dhënë leje unë, sikur të më pyesnit mua …”.
Mandej Pacolli ka thënë: “Kjo është një zonjë që ne e respektojmë shumë”.